Kastrati: Ka njerëz që janë vrarë për kauza personale të Kurtit

Aktuale

Kastrati: Ka njerëz që janë vrarë për kauza personale të Kurtit

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 22:16
Ardian Kastrati

“Ka njerëz që janë vrarë për kauza personale të kryeministrit, Albin Kurti”, deklaroi kështu, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati.

Po ashtu, Kastrati vlerësoi që kauzat e Kurtit sa ishte në opozitë, nuk kanë qenë aspak në interes të Kosovës, shkruan teve1.info.

“Kur themi që kanë qenë të suksesshme ato metoda të Kurtit si opozitë, ato kanë qenë të suksesshme vetëm për Albin Kurtin personalisht për të ardhur në pushtet. Ato protesta e gazlotsjellës, kanë qenë të dëmshme dhe të dhimbshme për familjarët e atyre që janë vrarë, sepse ata janë vrarë për kauza personale të Kurtit dhe jo për interesa të Kosovës. Ata njerëz u vranë duke i besuar Kurtit dhe ai sot është i ulur në karrigen e Ahtisarit”, deklaroi Kastrati.

Më tej, deputeti i PDK-së, tha se Kurtit i shërbyen kauzat vetëm për të arritur në pushtet.

“Kryeministri i ka shkelur të gjitha premtimet”, potencoi Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat