Bajqinovci publikon shifra të vrasjeve ndërvite në Kosovë – thotë se do ta votonte Ligjin për dënimet me vdekje

Aktuale

Bajqinovci publikon shifra të vrasjeve ndërvite në Kosovë – thotë se do ta votonte Ligjin për dënimet me vdekje

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 00:23
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën që thotë se e ka marrë si shkas vrasjen e fundit që tronditi vendin, të Liridona Ademajt, e ku i përfshirë ishte edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli – se pas kësaj vrasje vendi është bërë i pasigurt për të jetuar.

Bajqinovci ka nxjerrë disa shifra lidhur me vrasjet dhe grabitjet ndër vite. 

“Është e vërtetë që ka pasur grabitje, dhe zakonisht ka fundviti ndodhin këto gjëra, por sidomos tronditja e fundit për vrasjen e Liridonës. Ishte tronditje e madhe për gjithë opinionin. Opozita për fat të keq, këtë e ka shfrytëzuar dhe ka thënë se situata është kaotike, jemi duke jetuar në ambient të pasigurt, thuajse, nuk ka pasur grabitje e vrasje në Kosovë prej viteve të kaluara”, u shpreh Bajqinovci.

“I kam nxjerrë disa të dhëna nga vrasjet e grabitjet, nga qeverisjet e kaluara. Nga viti 2011, kur ka qeverisur Hashim Thaçi, deri më 2014, kanë ndodhur 519 grabitje, 448 më 2012, 493 më 2013, 440 më 2014”, u shpreh Bajqinovci.

Në Qeverisjen e Isa Mustafës, më 2015 tha se ndodhën 289 grabitje.

Më 2017 në Qeverisjen Haradinaj 297 grabitje.

Më 2019 171 grabitje. Ndërsa në periudhat janar – tetor të Qeverisjes Kurti 73 grabitje. Më 2022 tha se kanë ndodhur 93 grabitje.

Bajqinovci ka nxjerrë edhe shifra për vdekjet. Thotë se këto shifra po i nxjerr publikisht për herë të parë.

2011 – 260 vrasje

2012 – 55 vrasje

2013 – 39 vrasje

2014 – 35 vrasje

2022 – 21 vrasje

2021 – 27 vrasje

Janar – tetor – 26 vrasje

Secila shifër e demanton çdo deklaratë të opozitës”, u shpreh ai.

Ligji për dënimet me vdekje

Deputeti Bajqinovci, ka folur për mundësinë e votimit të një Ligji për dënimet me vdekje në Kosovë.

“Unë do të pranoja vrasjen me vdekje, sidomos për vrasjet monstruoze. Unë personalisht do ta votoja ligjin sepse do t’i zvogëlonte shumë vrasje monstruoze”, u shpreh ai.

Bajqinovci ka përgëzuar Policinë e Kosovës për reagim të shpejtë për zbardhjen e rastit të vrasjes së Liridonës.

“Mendoj që gjykatat nuk duhet ta zgjasin këtë punë, kanë prova të shumta”, tha ai.

Motivi

Deputeti Mefail Bajqinovci, tha se duhet pritur për të arritur në zbulimin e motivit.

“Gjykatat duhet punuar për të kuptuar motivin për një vrasje kaq të ftohtë. Të shkosh në restorant pastaj të bëhet vrasja, është e trishtueshme. Kemi pasur vrasje të ndryshme, por kjo e fundit, si është organizuar, është e habitshme. Po jepen versione të ndryshme. Gjykatat duhet të punojnë që ky rast të jetë shembull që një herë e përgjithmonë të mos përsëriten më”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat