Fshehja e Naim Murselit nga publiku – Gjykata refuzon të përgjigjet

Aktuale

Fshehja e Naim Murselit nga publiku – Gjykata refuzon të përgjigjet

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 16:38
Naim Murseli

Me 3 dhjetor është mbajtur seanca e parë gjyqësore ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Ajo po dyshohet se u vra me kërkesë të bashkëshorti të saj, Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit.

Naim Murseli në ditën e seancës ishte sjellur fshehurazi në gjykatë. Ishte përdorur një hyje tjetër por të mos u parë nga publiku. Ishte futur nga bodrumi i gjykatës.

Gazeta insajderi ka kërkuar përgjigje nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për të kuptuar pse në rastin e Murselit është ndërmarrë ky veprim.

Por, tash e një javë nuk kemi pranuar përgjigje. Gjykata ka refuzuar të jap një arsyetim.

Për vrasjen e Liridona Ademajt deri tani janë arrestuar 4 persona.

Përveç Naim Murselit, bashkëshorti të viktimës, është arrestuar edhe Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së si dhe personi i katër i cili akuzohet për shitje të paautorizuar të armëve.

Menjëherë pas rastit, bashkëshorti i Liridonës dhe bashkëfshatari i tij Granit Plava, kanë pranuar se janë ata porositësi dhe ekzekutor. Madje, Granit Plava ka deklaruar para hetuesve se ai është paguar 30 mijë euro për të vrarë gruan e ish-këshilltarit të politikanit Behgjet Pacolli.

Liridona Ademaj u vra barbarisht me 29 nëntor në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Pas një darke në njërin prej restoranteve në Graçanicë, ajo së bashku me bashkëshortin dhe dy djemtë po udhëtonte drejt shtëpisë me veturë. Pa pritmas, persona të maskuar iu kanë dalë kinse për t’i grabitur, nga vendi i ngjarjes ka ikur Naim Murseli me fëmijët teksa Liridona Ademaj ka përfunduar e vrarë.

Fillimisht, ajo ishte varrosur në fshatin Cernjan por me t’u zbuluar rasti, familja e së ndjerës kishte kërkuar zhvarrimin e saj për ta varrosur në vendlindjen e saj në fshatin Rrecaj të Gjakovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat