“Dialogu po vazhdon”, Borrell thotë se në kohën e duhur do të ketë takim të nivelit të lartë

Aktuale

“Dialogu po vazhdon”, Borrell thotë se në kohën e duhur do të ketë takim të nivelit të lartë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 16:41
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, gjatë një konference për media në Bruksel. 5 shtator 2022, fotografia nga REL

Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka shprehur vlerësimin e tij për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

Borrell para samitit BE- Ballkan Perëndimor, ka përmendur investimin e kohës së madhe dhe energjisë në këtë proces, duke theksuar se edhe pse ka pasur sfida dhe kriza, ka ardhur deri te zgjidhje të rëndësishme.

“Kemi investuar shumë kohë dhe energji në dialogun Kosovë-Serbi. Ka pasur ngritjet dhe zbritjet, shumë kriza por edhe zgjidhje. Sikur ajo me targat, letërnjoftimet dhe energjinë, si marrëveshjen e fundit. Përparim të madh me Marrëveshjen e Ohrit dhe aneksin e implementimit. Ditëve të fundit kanë qenë me lajme të mira. Të dyja palët po lëvizin. Ngadalshëm por po lëvizin, dhe ne duhet t’i shtyjmë që të lëvizin në këtë rrugë, pasi që është e vetmja për ta për një perspektivë të qartë evropiane”, ka deklaruar Borrell.

Në lidhje me pyetjen për një takim të nivelit të lartë, Borrell ka theksuar se dialogu është një proces i vazhdueshëm.

Përfaqësuesi Special është duke udhëtuar nga njëra palë tek tjetra, dhe kur momenti të vijë, sipas tij, do të bëhen takime të nivelit të lartë në mënyrë të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat