Vitia: Nga janari në QKUK instalohet Ultrazëri që zbulon kancerin e pankreasit

Aktuale

Vitia: Nga janari në QKUK instalohet Ultrazëri që zbulon kancerin e pankreasit

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 18:02
Ultrazëri

Nga muaji janar pacientët në QKUK do të mund të marrin shërbime nga Ultrazëri endoskopik i cili mundëson të zbulojë kancerin e pankreasit dhe organeve për rreth.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që sipas tij ky shërbim do të jetë nga të vetmit që ofrohet në Ballkanin Perëndimor.

Vitia ka bërë të ditur se deri tani ky shërbim është bërë vetëm jashtë vendit dhe se ka kushtuar për qytetarët e Kosovës.

“Ultrazëri endoskopik që do të jetë në përdorim prej janarit në QKUK, është nga të vetmit në Ballkanin Perëndimor. Ky shërbim deri tani është marrë vetëm jashtë vendit dhe ka kushtuar 1200 euro ndërsa metoda terapeutike deri 2000 euro. Së shpejti ato do të ipen pa këto kosto në QKUK. Ultrazëri endoskopik mundëson diagnostikën: e sëmundjeve të pankreasit dhe organeve përreth, biopsinë e pankreasit. Ky aparat mund të zbulojë kancerin e pankreasit me ndjeshmëri më të lartë se CT dhe MRI”, ka shkruar Vitia.

Ai ka paralajmëruar edhe ardhje dhe shërbime të tjera në QKUK nga janari i vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat