Kuçi: Konjufca është dembel e mashtrues

Aktuale

Kuçi: Konjufca është dembel e mashtrues

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 18:49
Natyra Kuçi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, është kryeparlamnetari më dembel që ka pasur Kuvendit i Kosovës.

Ky është epitetit që ati ia ka dhënë ish-bashkëpartiakja, Natyra Kuçi, tani zëdhënëse e PSD-së.

Kuçi ka thënë se Konjufca nuk ka kontribuar asnjëherë në aksione e LVV-së.

“Njihet si person që kurrë nuk ka kontribuar në punë dhe aksione të LVV-së. Është njeri që del në studion televizive vetëm kur Kurti i ka punët keq. Është kryeparlamentari më dembel që ka ekzistuar”, ka thënë ajo.

Ajo duke komentuar deklaratën e Konjufcës, i cili ka thënë se BE-ja është ngutur me propozimin e draftstatutit për Asociacionin, Kuçi ka thënë se ai është piun i partisë që shfrytëzohet për ta përmirësuar atmosferën në publik.

“Është tipi piuni i LVV – së që e shtinë në lojë kur ka nevoje mu ndryshua atmosfera në publik, sepse hala perceptohet si një njeri pak ma racional dhe i arsyeshëm, nuk e dinë që është thjesht mashtrues, dembel që mezi shkon në punë”, ka thënë Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat