Zyberaj për epitetin “baba” që po i jepet Kurtit: Soji i këtij që ka vjedhë naftë pa pasë kerr, për pak pare e ndërron gjininë

Aktuale

Zyberaj për epitetin “baba” që po i jepet Kurtit: Soji i këtij që ka vjedhë naftë pa pasë kerr, për pak pare e ndërron gjininë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 19:22
Jetlir Zyberaj

Një fotografi e postuar sot nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi dhe jo vetëm ka shkaktuar reagime në Facebook.

Në këtë fotografi ku shihet Albin Kurti të cilit iu është montuar një kapuç babadimri dhe mban mbishkrimin “E ka lshu doren BABAdimri”, duke iu referuar Kurtit dhe shtesave që ai ndau për disa kategori në Kosovë.

Fillimisht, ishte ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti e cila ka thënë se për t’i thënë dikujt “baba” duhet të plotësohen disa kushte.

Mbi këtë ka komentuar ish-shefi i stafit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj i cili ka thënë se personat e tillë “e ndërrojnë babën” duke mos e patur fare problem.

Ai ka thënë se e ka lexuar statusin e Dërgutit, por ka shtuar se “Soji i ketij qe ka vjedh naft pa pas kerr hiq, per pak pare e nderron gjinine, e le mo Baben.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat