Komandanti i KFOR-it viziton Leposaviqin, thotë se janë të gatshëm të trajtojnë çdo situatë sigurie

Aktuale

Komandanti i KFOR-it viziton Leposaviqin, thotë se janë të gatshëm të trajtojnë çdo situatë sigurie

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën e Leposaviqit ku është takuar me komandantin e bazës “Nothing Hill” dhe me personelin që patrullonte përgjatë vijës kufitare Kosovë-Serbi.

Po ashtu, Ulutash vizitoi edhe kishën ortodokse Shën Vasilije Ostroski ku u prit nga At Milutin Popadiq.

Gjatë takimit, komandanti tha se “KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm dhe të paanshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”.

Ai shtoi se KFOR-i është “i gatshëm të trajtojë çdo situatë që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe vazhdon të ofrojë kornizën e nevojshme të sigurisë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat