Në takim me Von der Leyen, Osmani kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Aktuale

Në takim me Von der Leyen, Osmani kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 20:09
Vjosa Osmani në takim me Von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot në Bruksel presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën ka biseduar për nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mirëpret “Planin e Rritjes”, të prezantuar nga Von der Leyen.

“Në takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel, ritheksova nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, derisa potencova rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësim të BE-së, si sinjal i qartë që vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE”, ka shkruar Osmani.

“Mirëpresim ‘Planin e Rritjes’, të prezantuar nga Presidentja Von der Leyen, për të cilin Kosova tashmë ka prezentuar planin konkret për reforma”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani po qëndron në Bruksel ku po merr pjesë në samitin e rregullt vjetor të liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe atyre nga Ballkani Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat