Haziri tregon modelet mbi të cilat është bazuar Lajçak për draft-statutin e Asociacionit

Aktuale

Haziri tregon modelet mbi të cilat është bazuar Lajçak për draft-statutin e Asociacionit

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 21:46
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se gjatë takimit në Bruksel me Emisarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka adresuar disa nga shqetësimet e partisë së tij në këtë fazë të zhvillimit.

Në kuadër të diskutimit për draft-statutin e Asociacionit, Haziri tha se dokumenti i fundit i propozuar, është vetëm ai evropian.

“Unë e kam takuar Lajçakun para 1 jave në Bruksel.  Në mesin e takimeve, jam takuar edhe me të, ku kemi biseduar për disa nga shqetësimet që LDK-ja i ka në këtë fazë të zhvillimit. Draft-statuti i fundit në tavolinë, quhet draft-statuti evropian, tjerat janë dokumente inegzistente. Ato dokumente nuk ekzistojnë, nuk trajtohen”, deklaroi Haziri.

Po ashtu, nënkryetari i LDK-së, tregoi se zyra e Lajçak, tashmë ka ndërtuar një draft të ri, i cili është i bazuar në 16 modele ekzistuese brenda Evropës.

“Zyra e Lajçak e ka ndërtuar një draft të ri, i cili është bazuar në 16 modelet ekzistuese brenda Evropës. Në dy konventa, akomodimi i pakicave sipas përvojave në Evropë, në përputhje me konventën për pakica nacionale dhe e dyta për vetë qeverisje lokale. Marrëveshja e 28 shkurtit në Bruksel, që tani njihet Kurti-Vuçiq, i referohet më shumë konventës për pakica nacionale”, shtoi tutje Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat