Artan Hoxha me teori të padëgjuara, tregon si lidhen vrasjet e Azem Hajdarit, Ilir Konushvecit dhe Ahmet Krasniqit

Aktuale

Artan Hoxha me teori të padëgjuara, tregon si lidhen vrasjet e Azem Hajdarit, Ilir Konushvecit dhe Ahmet Krasniqit

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 22:20
Artan Hoxha

Artan Hoxha ka folur për vrasjen e Azem Hajdarit, Ilir Konushvecit dhe Ahmet Krasniqit.

Ai ka thënë se vrasjet e planifikuara kanë qenë të lidhura me njëra tjetrën, si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri.

Më pas ai ka treguar se këto vrasje ishin si ngjarje të lidhura, sepse interesat lidheshin.

”Duke filluar që nga vrasja e Ilir Konushevcit, vrasja e Ahmet Krasnqiit dhe vrajsa e Azem Hajdarit. Këto lidhen, po ti shikosh grupet, ku vrasja e Azemit çoi deri në rrëzimin e Qeverisë. Ngjarjet lidhen, interesat lidhen”, ka deklaruar ai.

“Në maj të 98’t ndodh vrasja e Azem Hajdarit dhe ndodh vrasja e Ahmet Krasniqit, janë shumë afër në mos gabohem nga maji deri në shtator. Kush i lidh këto ngjarja, cila ishte detyra e komandant ishte furnitori kryesor me logjistikë me armatim dhe atë natë po lëviste me makina ushtarake, të ushtrisë së Shqipërisë dhe armatim në drejtim të kufirit me Kosovën dhe në Tiranë qarkullonte informacione që po lëvizjte një ngarkesë me vlerë 1.5 milion mark, atë natë është djegur një banesë që mendohej që paratë janë aty. Për mua më rezultonte që kanë ndërhyrë shërbimet sekrete serbe sepse po ja fure shkrepen ne bëjmë kollaj”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat