Kurti kritikon qasjen ndaj Vuçiqit: Sa më shumë telashe bën në rajon, aq më shumë para merr nga BE-ja

Aktuale

Kurti kritikon qasjen ndaj Vuçiqit: Sa më shumë telashe bën në rajon, aq më shumë para merr nga BE-ja

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 07:38
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar diplomacinë perëndimore për ‘përkëdhelje’ të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti dje gjatë një debati të organizuar nga Këshilli Atlantik, më temën “Kthimi në rrugën e duhur: Zhbllokimi i ardhmërisë euroatlantike dhe zhvillimore të Kosovës”, tha se në vend të shkopinjve, Vuçiqit i janë ofruar karota dhe sipas tij, sa më shumë telashe që ka shkaktuar në rajon, aq më shumë para kërkon dhe merr nga Bashkimi Evropian.

“Nëse ka ndonjë mësim për të nxjerrë nga lufta në Ukrainë, ai është se ‘përkëdhelja’ e autokratëve nuk funksionon kurrë. Ata e marrin bujarinë e treguar ndaj tyre si një shenjë dobësie, frike ose të dyjave. Ata, për fat të keq, kuptojnë vetëm qëndrueshmërinë dhe forcën demokratike. Por në vend të shkopinjve, presidentit të Serbisë i janë ofruar karota. Sa më shumë telashe të bëjë në rajon, aq më shumë para kërkon dhe merr nga BE-ja. Sa më shumë të lëvizë drejt Rusisë dhe Kinës, aq më shumë Bashkimi Evropian e ndjek me fonde. Ndërkohë, që prej ardhjes së tij në pushtet, Serbia vetëm sa është rikthyer në autokraci”, tha ai.

Megjithatë ai tha se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në bisedime.

“Tani kemi një marrëveshje që duhet mbrojtur nga ata që e kanë sjellë. Nuk mund të ndodhë që një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme të shkelet pa pasoja. Megjithatë, Serbia ka shkelur në shumë raste pa asnjë pasojë”, tha kryeministri Kurti.

Megjithatë ai tha se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në bisedime.

“Tani kemi një marrëveshje që duhet mbrojtur nga ata që e kanë sjellë. Nuk mund të ndodhë që një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme të shkelet pa pasoja. Megjithatë, Serbia ka shkelur në shumë raste pa asnjë pasojë”, tha kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat