Mblidhen katër komisione parlamentare

Aktuale

Mblidhen katër komisione parlamentare

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Katër komisione të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbledhin anëtarët e tyre për të shqyrtuar tema të ndryshme.

Me fillim nga ora 09:00 mblidhet Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Në këtë takim do të shqyrtohen raportet në lidhje me zbatimin e Ligjit për farërat dhe atij për pasurimin e miellit.

Ndërkaq, duke nisur nga ora 09:30 do të mbajnë mbledhje veç e veç edhe tri komisione tjera.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të shqyrtojë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e AKK-së do të shqyrtojë Projektligjin për organizimin e tregut për produktet bujqësore; Projektligjin për ndryshime klimatike dhe Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. (Kuvendi i Kosovës, N303)

Gjithashtu, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport do të bëjë shqyrtimin e Projektligjit  për rininë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat