Haxhiu: Martesat e hershme në komunitetet pakicë, çështja më e pa trajtuar nga paslufta

Aktuale

Haxhiu: Martesat e hershme në komunitetet pakicë, çështja më e pa trajtuar nga paslufta

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 09:05
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dhënë detaje për formimin e Grupit Ndërinstitucional për parandalimin e martesave të hershme në komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian.

Haxhiu ka thënë se problematika e martesave të hershme në këto komunitete është ndër çështjet më të pa trajtuara që nga paslufta

Ajo u shpreh se me këtë neglizhencë u është rrezikuar jeta dhe shëndeti i vajzave të reja.

“Çështja e martesave nën moshën 18 vjeçare është trajtuar edhe me draftin e Kodit Civil i cili së shpejti do të procedohet në Kuvend megjithatë jam e bindur që themelimi i këtij grupi do të ndihmojë në vetëdijësimin e shoqërisë për pasojat e martesave të hershme dhe parandalimin e tyre”, shkroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat