Zhuri: Më habiti qetësia e Naimit në varrim, se si darkoi pas vrasjes

Aktuale

Zhuri: Më habiti qetësia e Naimit në varrim, se si darkoi pas vrasjes

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 09:26
Bujar Zhuri

Bujar Zhuri është një sipërmarrës i suksesshëm shqiptar në vendet nordike si Suedia dhe Norvegjia.

Ai tregoi në emisionin GoodMorning Albaniains se e njeh Naim Murselin prej 12 vjetësh. Ata kanë pasur marrëdhënie dhe kontakte pune, janë takuar dhe kanë drekuar e darkuar shpesh me njeri-tjetrin.

Hera e fundit që Naimi e ka kontaktuar ka qenë rreth 3 muaj më parë dhe mesa duket ka qenë në gjendje të rëndë ekonomike dhe psikologjike.

Zhuri tregoi se ishte shokuar kur kishte dëgjuar për ngjarjen e rëndë, ndërsa theksoi si ishte habitur nga qetësia Naimit në varrimin e së shoqes dhe fakti se si menjëherë pas ngjarjes kishte shkuar të darkonte në hotel luksoz të Pacollit.

“Mendoj se duhet parë me kujdes ana e tij psikike, ajo që më ka shqetësuar shumë dhe që më ka bindur që nuk është mirë nga ana mendore është qetësia pas vrasjes, që është bërë pjesë e varrimit, që ka qenë shumë i ftohtë. Ne si ballkanas nuk jemi kaq të ftohtë në rast të vdekjes së një të riu dhe aq më tepër të bashkëshortes”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat