Mustafa pret aktgjykimin e Apelit, kryetarja e trupit gjykues: Moment i rëndësishëm për Specialen

Aktuale

Mustafa pret aktgjykimin e Apelit, kryetarja e trupit gjykues: Moment i rëndësishëm për Specialen

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 10:09
Kryetarja e trupit gjykues

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa po pret aktgjykimin e Apelit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kryetarja e trupit gjykues ka nisur të tregojë argumentet e trupit të gjykatësve të Apelit.

Ajo fillimisht foli për aktgjykimin e sotëm si “moment të rëndësishëm për Dhomat e Specializuara”.

Apeli i Gjykatës Speciale sot do të shpallë aktgjykimin e parë, ndërsa kryetarja e trupit gjykues tha se ky është “hap i rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe llogaridhënies”.

Mustafa u dënua me 26 vjet burgim për vrasje në shkallë të parë për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat