Prokuroria ende nuk ka identifikuar kërcënuesit e familjes së Marigona Osmanit

Aktuale

Prokuroria ende nuk ka identifikuar kërcënuesit e familjes së Marigona Osmanit

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 16:40
Marigona Osmani, Arbër Sejdiu dhe Dardan Krivaqa

Prokuroria e Ferizajti ende nuk ka arritu të identifikoj kërcënuesit e familjes së Marigona Osmanit. Një vit me parë, nëna e Marigonës përmes Facebookut kishte pranuar një mesazh kërcënues e shqetësues nga një adresë me emër të Dardan Krivaqës.

Rasti ishte lajmëruar në Polici. Por, sipas përgjigjes së Prokurorisë Themelore të Ferizajt për Insajderin kanë njoftuar se ende nuk kanë arritur t’i identifikojnë kërcënuesit.

Lidhur me rastin ka folur edhe avokati i familjes Osmani, Gazmend Rexhepi. Ai tregon se është interesuar të marr informata nga prokuroria se a janë zhvilluar hetimet për identifikimin e kërcënuesit, por sipas tij nuk është bërë asgjë në atë drejtim.

“Rasti ka qenë duke u trajtua në Prokurori, por nuk ka ende rezultate nga hetimet” tha ai.

Ndërsa nga Prokuroria Themelore e Ferizajt kanë bërë të ditur se në muajin korrik të vitit 2022 kanë pranuar nga nëna e Marigonës, Valdete Osmani se ishte kërcënuar përmes rrjetit social “Facebook” dhe sipas tyre kjo i ka ngjallur frikë e pasiguri të madhe nënës së Marigonës.

“Më 21.07.2022, ankuesja V.O., ka paraqitur në Polici një rast të Kanosjes ku dyshohet se person/a të panjohur përmes rrjetit social “Facebook”, me adresë në emër të Dardan Krivaqes kanë kanosur të njëjtën. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka pranuar kallëzim penal  N.N., për shkak të dyshimit të veprës penale “Kanosja” nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe konform nenit 83 paragrafi 1 lidhur me nenin 89 të KPP-së, ka lëshuar urdhëresë Policisë së Kosovës- Sektorit të Hetimeve të Krimeve Kibernetike në Prishtinë duke kërkuar që të ndërmarrin veprime hetimore me qëllim të identifikimit të të dyshuarit nëpërmjet IP-ve apo formave tjera të hetimit dhe zbulimit të llogarisë së përdoruesit të rrjetit social “Facebook”,  me anë të cilit rrjet i dyshuari ka kanosur seriozisht të dëmtuaren V.O., dhe tek e cila ka shkaktuar frikë dhe pasiguri”, thuhet në përgjigjen e prokurorsit dhënë të enjten për Insajderin.

Të shqetqësuar për ngjarjen së fundmi kishte folur edhe një herë babai i Marigonës duke treguar detaje se çfarë përbënte kërcënimi.

“Kërcënime ka pasur ndaj bashkëshortes, me anë të SMS-ve. Ka thënë që edhe këtë vajzën të madhën që e kemi edhe këtë [do t’ia bëj njësoj]. E kemi raportu në Polici, tash janë duke u marrë ata me këtë rast”, deklaroi babai i Marigona Osmanit.

Dradan Krivaqa në gusht të këtij viti u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, trupin e të cilës e kishte dërguar pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat