Luljeta Aliu kërkon mbylljen e ‘moteleve garazha’, ja ҫfarë bëjnë shqiptarët atje

Aktuale

Luljeta Aliu kërkon mbylljen e ‘moteleve garazha’, ja ҫfarë bëjnë shqiptarët atje

Nga: H.O. Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 19:28
Luljeta Aliu

Aktivistja Luljeta Aliu në një postim të saj në Facebook shkruan se duhet mbyllur ‘motelet garazha’, siҫ i quan ajo.

Aliu thotë se në motele të tilla ndodhin kryesisht tradhtitë bashkëshortore.

“Burrat shqiptarë nuk duan që gratë e tyre të jenë të lira si ata. Ata duan të ketë këso motele ku mund të tradhëtojnë gruan. Ata kanë të drejtë, se janë burra. Gratë nuk kanë të drejtë, sepse janë ndryshe. Burrat tradhëtojnë me gruan e dikujt tjetër”, shkruan ajo.

Ndërkaq thotë se, vajzat shqiptare ende paragjykohen nëse shkojnë me të dashurin në hotel.

“Madje ka edhe nga ato që ende nuk guxojnë të shkojnë në një hotel me të dashurin, pa qenë të fejuar. Dmth seksi paramartesor për vajzat ende është tabu shoqërore”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

MOTELET GARAZHA

Nuk e besoj që ka në vende të tjera këso "motele garazha" si në Kosovë. Aty shkohet kryesisht për seks. Seksi nuk është ndonjë problem. Le të bëjnë njerëzit seks, le ta shijojnë natyrën e tyre. Fundja seksi është jo vetëm nevojë, por kënaqësia më e madhe fizike që njeriu mund ta ketë.

Problemi është diku tjetër. Vajzat shqiptare ende paragjykohen nëse shkojnë me të dashurin në hotel. Madje ka edhe nga ato që ende nuk guxojnë të shkojnë në një hotel me të dashurin, pa qenë të fejuar. Dmth seksi paramartesor për vajzat ende është tabu shoqërore. Paramendojeni! Në shekullin 21! Madje, çfarë më befason mua është që ka ende burra që mendojnë se vajza duhet të jetë virgjine kur martohet. Në anën tjetër, djemtë rriten duke u mburrur me sa shumë vajza kanë fjetur. Hipokrizi neveritëse!

Prandaj vajzat nuk mund të shkojnë në hotele pa paragjykim. Ato nuk guxojnë të kenë seks para martesës. Por ja që natyra ua kërkon dhe këtë nuk ua ndalon dot asnjë normë shoqërore. Vajzat e humbin virgjinitetin dhe pastaj e operojnë himenin prapë. Çfarë tragjedie e dhimbshme të jesh e detyruar ta gënjesh dikë që nga fillimi gjoja se je virgjine, duke e ditur se do të martohesh me të. Nevojat fizike e shpirtërore njerëzit i përmbushin, dhe këtë nuk mund ta ndalojë askush. Por kur ka këso normash shoqërore si këto që përmenda lart, atëherë shoqëria zhvillohet në një kahje jo të shëndoshë dhe ndodhë pikërisht fenomeni i “moteleve garazha”, sepse morali që kërkohet nga shoqëria shndërrohet në moral të dyfishtë. Pra, vajzat do të kenë seks, por jo haptazi në hotele e pa paragjykime. Por ato do ta bëjnë fshehtas nëpër motele garazha, ku edhe janë më të pambrojtura dhe më të rrezikuara. Në anën tjetër, djemtë janë totalisht të lirë të bëjnë çfarë të duan dhe pa kurrfar rreziku.

Pastaj në këto motele garazha ndodhë sidomos tradhëtia martesore. Kështu që këto motele garazha janë vendi ku morali shndërrohet në moral të dyfishtë. Në bigoteri. Luajmë rolin e shenjtorëve. Ujq në lëkurë delesh.

Prandaj i kisha mbyllë këto motele, sepse po e vonojnë transformimin nga një shoqëri shtypëse, patriarkale në një shoqëri moderne që barazinë mes burrave dhe grave nuk e kufizon vetëm në çështje bazike, por që edhe të drejtën për të pasur seks, si burrat, nuk e sheh si shkelje morali nga ana e grave. E ky transformim do të zgjasë shumë nëse mbesin këto motele. Burrat shqiptarë nuk duan që gratë e tyre të jenë të lira si ata. Ata duan të ketë këso motele ku mund të tradhëtojnë gruan. Ata kanë të drejtë, se janë burra. Gratë nuk kanë të drejtë, sepse janë ndryshe. Burrat tradhëtojnë me gruan e dikujt tjetër. Gruan e tyre e kanë lënë në shtëpi. Ose ajo ka dalë me një “shoqe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat