Kurti thotë se buxheti i vitit 2024, është për 35% më i lartë se ai që gjetën në vitin e parë të qeverisjes

Aktuale

Kurti thotë se buxheti i vitit 2024, është për 35% më i lartë se ai që gjetën në vitin e parë të qeverisjes

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 20:32
Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, është shprehur mirënjohës ndaj deputetëve për miratimin e buxhetit për vitin 2024.

Ai mes tjerash shkruan në Facebook, se ky buxhet i miratuar, është për 35% më i lartë se ai që gjetën në vitin e parë të qeverisjes.

”Kalon Buxheti për vitin 2024. Edhe këtë vit, për të tretin me radhë, buxheti miratohet në muajin dhjetor ashtu edhe siç duhet.

Falënderoj deputetët dhe deputetet e Kuvendit të Republikës për votën, kontributin dhe mbështetjen e tyre.

Me këtë buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.3 miliardë euro, që është për 35% më i lartë se buxheti që gjetëm në vitin tonë të parë të qeverisjes, po vazhdojmë që ta forcojmë mbrojtjen e Republikës, rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisim mirëqenien e qytetarëve në vend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat