“S’je ti kërkushi”, Latifi përplaset me Shqiprim Arifin: Ti s’merresh me Vuçiqin, por me Kurtin

Aktuale

“S’je ti kërkushi”, Latifi përplaset me Shqiprim Arifin: Ti s’merresh me Vuçiqin, por me Kurtin

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 22:37
Shqiprim Arifi dhe Blerim Latifi

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për shqiptarët në Luginë. I ftuar është kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Arifi në këtë diskutim është përplasur me profesorin e filozofisë, Blerim Latifi.

Latifi kritikonte faktin që janë dy lista shqiptarësh për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, duke thënë se nevojitet unitet.

Më poshtë pjesë nga debati:

Latifi: A je tu e pa çfarë gjendje është Presheva, njerëzit janë tu vuajt.

Arifi: A je tu e dit që ne jemi një komunë shqiptare që 30 vjet të diskriminun, n’fund tash që 10 vjet  edhe të pasivizuar e që po duhet me u marrë me një caro-Serbi që ju s’e keni qit kry. Tash unë po duhet me u marrë me Vuçiqin.

Latifi: Ju po merreni me njëri tjetrin.

Arifi: Nuk po merremi me njëri tjetrin.

Latifi: Ti nuk po merresh me Vuçiqin, po me Albin Kurtin.

Arifi: Unë jam pjesë e Kosovës, kam të drejtë me u marrë me çdokë.

Latifi: Jo s’ke të drejtë se je kryetar i Preshevës.

Arifi: Ti s’je kërkushi me ma hek këtë të drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat