Molliqaj: Heshtja përballë padrejtësive të Speciales na bën edhe neve fajtorë

Aktuale

Molliqaj: Heshtja përballë padrejtësive të Speciales na bën edhe neve fajtorë

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 22:49
Dardan Molliqaj

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar ne lidhje me zhvillimet e fundit për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

Molliqja tha se “heshtja përballë padrejtësive të Speciales na bën edhe neve fajtorë dhe se do të gjykohemi nga brezat e ardhshëm”/

Tutje kreu i PSD-së thekson se, ‘sot, nesër, historia dhe brezat e ardhshme do na gjykojnë ne për heshtjen tonë, por për dallim nga UÇK-ja, ne, po nuk e ngritëm zërin për t’i mbrojtur vlerat, simbolet dhe përpjekjen për liri, e meritojmë gjykimin tonë’.

“Çfarë kohë janë këto, kur një bisedë për lisa është thuajse krim, sepse nënkupton heshtjen për kaq shumë padrejtësi.”, shkruante Bertolt Brecht.

Të heshtim sot, kur padrejtësia speciale përndjekë e gjykon çlirimtarët tonë, na bën edhe ne fajtorë. Nëse jo sot, nesër, historia dhe brezat e ardhshme do na gjykojnë ne për heshtjen tonë, por për dallim nga UÇK-ja, ne, po nuk e ngritëm zërin për t’i mbrojtur vlerat, simbolet dhe përpjekjen për liri, e meritojmë gjykimin tonë.

Nesër do të jetë vonë! Është obligim i secilit të mos heshtë, sot dhe tash, ballë padrejtësisë ndaj historisë tonë.

Njollosja e luftës çlirimtare është çrrënjosje e të ardhmes tonë nga themelet tona; është shkëputje nga historia e rezultati do jetë një e ardhme e padefinuar plotë pasiguri dhe si top i politikave rajonale e ndërkombëtare.

Sot jemi të lirë, sepse për të luftuan ata që sot po dënohen padrejtësisht. Edhe çlirimtarët meritojnë liri”, shkroi Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat