Gjini thotë se Serbia po bën gjithçka për ta zbehur shtetësinë e Kosovës

Aktuale

Gjini thotë se Serbia po bën gjithçka për ta zbehur shtetësinë e Kosovës

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 08:15
Ardian Gjini

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se Serbia është duke bërë gjithçka për të zhbërë shtetësinë e Kosovës.

Por, sipas tij Kosova ka shumë miq të cilët janë deklaruar të gatshëm të mbrojnë vendin tonë dhe nuk ka hapësirë për panik.

“Serbia është vend armiqësore. Ne e dimë që Serbia e bënë gjithçka për më zbehë shtetësinë e Kosovës, më i zbehë institucionet e Kosovës të sigurisë, më e bë Kosovën më u duk keq, mundësisht edhe më e zhbë. Krejt është e kjartë, por ne duhet më e kry pjesën tonë të punës…por, kemi edhe shumë miq të cilët ende janë plotësisht të gatshëm jo vetëm më e ndihmu, por edhe më e mbrojte Kosovën”, ka thënë ai.

Sa i përket deklarimeve të presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti se Serbia është duke përgatitur një sulm të ngjashëm si ai në Banjskë, Gjini tha se  gjithçka është e pritshme, por që nuk duhet ngjallur frika të qytetarët dhe bizneset.

“Është keq me zgju frikë në popullin e Kosovës, të bizneset të cilat eventualisht mundën me investu në Kosovë…nëse ndodh edhe një herë diçka duhet më kuptu se ka institucione të sigurisë serioze në Kosovë që munden më u marrë me këto situata. A ka rrezik, prej Serbisë gjithçka mundet më u prit…Nuk ka nevojë më ngjallë panik, se nuk ka nevojë”, ka thënë ai.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Bruksel ka thënë se sipas informacioneve që ka Kosova të mbledhura nga institucionet dhe aleatët, Serbia është duke përgatitur sulme të reja.

Osmani ka thënë se për këto informacione do t’i informojë aleatët të cilët do të marrin pjesë në Samitin BE-Ballkan Perëndimor.

“Nëse vazhdohet pa asnjë masë, Serbia do ta marrë si një lloj nxitje. Të gjitha informacionet që i kemi, është që Serbia po planifikon sulme të reja, dhe do t’i informoj liderët për informatat që institucionet e sigurisë dhe partnerët i kanë mbledhur”, ka Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat