Avokati: Nënat e divorcura me fëmijë ikin për të lypur në Kosovë

Aktuale

Avokati: Nënat e divorcura me fëmijë ikin për të lypur në Kosovë

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 08:55
Gentian Serjani

Avokati Gentian Serjani në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians në Euronews Albania, foli në lidhje me lypjen në rrugë.

Ai theksoi se shqiptarët ikin në vendet fqinje për të lypur duke qenë se atje nuk i njohin të tjerët.

Kryesisht rastet më të shumta janë nënat e divorcuara me fëmijë.

“Shqiptarët ikin në vendet e tjera afër nesh për të lypur dhe për të mbajtur familjen. Konkretisht janë nëna me fëmijë të divorcuara. Janë të detyruar të ikin jashtë. Atyre u vjen turp të lypin në vendin e tyre. Ato e kanë më kollaj të shkojnë në një vend ku nuk njihen. Ka nëna që kanë krijuar bashkëjetesa me qytetarët në vendet fqinje”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat