Gazetari nga Kosova: S’është turp të lypësh, nuk duhet të dënohen me gjobë

Aktuale

Gazetari nga Kosova: S’është turp të lypësh, nuk duhet të dënohen me gjobë

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Gazetari Pleurat Salihu, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania tha se në Kosovë ndalohet me ligj lypja, nëse pas tyre fshihen organizatorë.

Ai theksoi se të lypësh nuk është turp pasi sipas tij është një punë që mund të mbash familjen, duke shtuar se nuk është dakord që personat që lypin të urdhërohen nga dikush.

Mes tjerash ai nënvizoi se personat që lypin në Kosovë, nëse janë shtetas të Kosovës dënohen, ndërsa nëse janë nga vendet e tjera deportohen në vendin nga vijnë.

“Është ligji në Kosovë që nëse ka persona që nxjerrin të tjerët të lypin policia e ndalon dhe depërtohen nga Republika nëse nuk janë shtetas të Kosovës. Mendoj se dënimi nuk duhet të ndodh pasi dhe lypja është një mjet i punës që arrin të mbajë një familje. Lypja duhet lejuar, kur nuk ka tutor apo organizator. Grupi më i madh që është deportuar nga Kosova në Shqipëri, ka qenë rreth 7 familje”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat