Telekomi i Kosovës me fitim 5.9 milionë euro neto në vitin 2023

Aktuale

Telekomi i Kosovës me fitim 5.9 milionë euro neto në vitin 2023

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 13:13
Telekomi i Kosovës

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se Telekomi i Kosovës ka regjistruar fitim në vlerë prej 5.9 milionë euro gjatë periudhës 11 mujore janar-nëntor 2023.

Sipas një njoftimi publik të ME-së, fitimet të cilat i ka bërë Telekomi janë duke u kthyer në investime teknologjike dhe modernizim të rrjetit.

“Në periudhën janar-nëntor të këtij viti Telekomi i Kosovës ka shënuar fitim prej 5.9 milionë euro neto kështu duke përmirësuar performancën financiare të saj.

Investimet të cilat planifikohen të bëhen janë qenësorë për Republikën e Kosovës si zgjerimi dhe përforcimi i rrjetit në mbarë territorin, ku pritet që vitin tjetër të fillohet me shërbimin 5g.

Fitimet të cilat i ka shënuar Telekomi I Kosovës janë duke u kthyer në investimet teknologjike si dhe në modernizim të rrjetit e të cilat kanë munguar që nga viti 2015.

Telekomi i Kosovës është një ndër kontribuuesit e mëdhenj në buxhetin e shtetit andaj përkrahja në ngritjen dhe avancimin e tij nuk do të mungoj as nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat