​Kurti e Guerot diskutojnë mbi bashkëpunimin në arsim dhe teknologjinë e informacionit

Aktuale

​Kurti e Guerot diskutojnë mbi bashkëpunimin në arsim dhe teknologjinë e informacionit

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 15:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka biseduar rreth nismave dhe bashkëpunimeve të mundshme në fushën e arsimit e teknologjisë së informacionit.

Në një komunikatë për media thuhet se në takim u bisedua edhe mbi mundësitë që ofron Kosova dhe planet në zbatim të Qeverisë në sektorin e energjisë.

Përkatësisht në atë të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Gjatë bisedës, u trajtuan edhe temat e zhvillimet aktuale, që përfshijnë mbarëvajtjen e deritanishme të procesit të konvertimit të targave ilegale dhe regjistrimit të veturave me targa RKS dhe procesi që parashihet me udhëzimin administrativ për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat