Reagon KFOR-i: Vazhdimisht po e vlerësojmë gjendjen e sigurisë – jemi gati për të ruajtur një mjedis të sigurt

Aktuale

Reagon KFOR-i: Vazhdimisht po e vlerësojmë gjendjen e sigurisë – jemi gati për të ruajtur një mjedis të sigurt

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

KFOR’i ka thënë se është duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë, në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët. Deklarata e KFOR’it vjen pas adresimit vjetor të Presidentes Vjosa Osmani para Kuvendit të Kosovës, e cila duke folur për sulmin në Banjskë tha se rreziku ende s’ka kaluar.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, KFOR ka thënë se është i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“Jemi në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët dhe jemi duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë. #KFOR-i është i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurtë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë – në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në postimin e KFOR’it.

Reagimi i KFOR vjen pas fjalimit vjetor të Presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se duke mos vendosur masa ndaj Serbisë, ky shtet vetëm po inkurajohet që të vazhdojë të përdorë dhunë.

“Në anën tjetër, duke mos vendosur masa ndaj Serbisë për aktin e agresionit të 24 shtatorit dhe për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it e gazetarëve përgjatë majit, për fat të keq ky shtet vetëm po inkurajohet që të vazhdojë të përdorë dhunë”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat