Spekulimet pas vrasjes së Liridona Ademajt, reagon ashpër edhe vëllai i Behgjet Pacollit

Aktuale

Spekulimet pas vrasjes së Liridona Ademajt, reagon ashpër edhe vëllai i Behgjet Pacollit

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 21:41
Liridona Ademaj

Për shkak të afërsisë dhe njohjes që kishte pasur me çiftin, pas rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, nëpër studio të ndryshme televizive, sidomos në Shqipëri, është përmendur edhe emri i Behgjet Pacollit. Ish-presidenti i Kosovës në një reagim të fundit ka premtuar përballje gjyqësore me, Arian Currin, opinionist nga Shqipëria i cili ka spekuluar rreth emrit të Behgjet Pacollit.

Kur kanë kaluar disa ditë nga rasti i vrasjes dhe pas vërshimit me spekulime rreth rastit, ka reaguar edhe vëllai i Behgjet Pacollit, Selimi.

Ai ka thënë se për vite me radhë familja Pacolli po sulomohet nga individë të ligë me sajesa të pista, njerëz që, sipas Selim Pacollit, s’njohin as kod etik, as ligj e as zakon.

Selim Pacolli ka thënë se ka ardhur koha që “këtyre idiotëve t’u tregojmë se jemi të pathyeshëm dhe të pa mposhtur”.

Në reagimin e tij tutje Pacolli ka thënë se ka ardhur koha që të tregojnë se familja ka meshkuj që nuk llogarisin çmim për të mbrojtur nderin e familjes që e kanë trashëguar ndër breza.

Reagimi i plotë:

Për më shumë se një qerek shekulli, në mënyrë permanente, sistematike dhe të sinkronizuar, po sulmohemi në forma dhe sajesa të pista nga individ të ligj, të dështuar, kompleksiv, ziliqar dhe të parealizuar në jetë, njerëz që nuk njohin asnjë kod etik, ligj e as zakon njerëzor!

Për kundër rezistencës dhe durimit homerian, e keqja dhe poshtërsia e tyre  ka arritur majat dhe kufijt e durimit human!

Ka ardhur pika kur këtyre idiotëve tu tregojmë se jemi të pa thyeshëm dhe të pa mposhtur!

Ka ardhur koha tu a tregojmë vendin!

Tu tregojmë se kemi mashkuj që nuk llogarisin çmim për të mbrojtur nderin e familjes, që e trashëguam ndër breza!

Jemi mundua ti shërbejmë paqes dhe mirëkuptimit, por si dukët qenkemi keqkuptua!

Jo, gabim keni llogaritë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat