Shkëlzen Gashi habit me reagimin lidhur me vendimin e Kurtit për shtesat për fëmijë dhe pensionistë

Aktuale

Shkëlzen Gashi habit me reagimin lidhur me vendimin e Kurtit për shtesat për fëmijë dhe pensionistë

Nga: A.Zh Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 08:29
Shkëlzen Gashi

Analisti politik Shkëlzen Gashi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për ndarjen e nga 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët në prag të fundvitit.

Ai ka ironizuar me këtë vendim, duke e quajtur kryeministrin Albin Kurti “shpërndarës gurabijash”, përcjell Bota sot.

“Qeveria e Kosovës paska vendosë që 380 mijë fëmijëve në Kosovë me jau nda nga 100 €, që i bjen 38 milionë € krejt.

Shumica dërmuese e fëmijëve në Kosovë kanë nevojë për shembull për tekste mësimore krejt tjera, e me 38 milionë € i kishim ble prej Britanisë së Madhe a prej shteteve të Bashkuara të Amerikës të drejtat e autorit për krejt tekstet mësimore për shkollat fillore e të mesme dhe i kishim përkthy.

Ama, për këtë duhet punë, kështu që ma lehtë jepja secilit nga një gurabi qaty (100 €).

Albin Kurti ky shpërndarës gurabijash.

Qeveri gurabi”, ka shkruar Gashi, në një postim në Facebook.

Kryeministri Kurti në mbledhjen e fundit të kabinetit, ka thënë se kanë vendosur që të gjithë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga kjo skemë.

"Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro. Mirëpo, planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje duke filluar zbatimin edhe të deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues, ashtu që të ketë edhe dallim në mbështetje, për ata që kanë më pak të ardhura, natyrisht të përfitojnë më shumë", ka thënë Kurti para anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Këtë fundvit të gjithë pensionistët po ashtu do të marrin 100 euro shtesë në pensionet e tyre.

“Ka të bëjë me shtesën e mbështetjes financiare prej 100 euro për të gjithë përfituesit e skemave pensionale për muajin dhjetor. Marrë parasysh që pensionet ekzekutohen këtë të premte ne do ta kemi të pamundur të ekzekutojmë shtesën këtë javë, por do të njoftojmë me kohë”, ka deklaruar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat