Njësia e Antidrogës në aksion, arrestohen tre persona në Prishtinë

Aktuale

Njësia e Antidrogës në aksion, arrestohen tre persona në Prishtinë

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 12:54
Foto nga takimi

Në një operacion të suksesshëm, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik e Policisë së Kosovës ka ndërmarre hapa të rëndësishëm në luftën kundër trafikimit dhe përdorimit të substancave narkotike në qytetin e Prishtinës.

Pas një pune hetimore intensive, Njësia e Antidrogës në Prishtinë ka arritur të arrestojë tre presona të dyshuar dhe të konfiskojë një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike.

Më konkretisht, Njësia e Antidrogës ka pranuar informata se një person me iniciale (L.H.) është duke u marrë me aktivitete të kundërligjshme të shitjes dhe blerjes së substancave narkotike në Prishtinë.

“Pas një pune hetimore dhe operative gati njëmujore në terren, antidroga e PK-së, dje më datë 16.12.2023, rreth orës 20:00, ka realizuar një plan taktik policor, me ç ‘rast është ndaluar dhe arrestuar i dyshuari i lartcekur me iniciale dhe gjatë operacionit të bastisjeve në trup dhe lokacionet e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të ndryshme narkotike si: kokainë, ekstazi, hashash, marihuanë, disa qese plastike, para të gatshme, dhe pajisje tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, ndërsa njësitet kompetente dhe ato të forenzikës rajonale në Prishtinë po vazhdojnë hetimet për të siguruar prova shtesë për procedurat hetimore.

Në operacionin e mëtejshëm, Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy persona të tjerë nën dyshimin për posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve. Gjatë këtij operacioni, janë konfiskuar një sasi e drogës, dy peshore digjitale dhe një çantë me qindra lloje të ndryshme për paketim të narkotikëve. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit për hetim të mëtejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat