Gjini ngushëllon familjet e tre të rinjve që humbën jetën tragjikisht

Aktuale

Gjini ngushëllon familjet e tre të rinjve që humbën jetën tragjikisht

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 14:23
Ardian Gjini

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar pas vdekjes tragjike të tre të rinjve nga kjo komunë në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit.

“Jam jashtëzakonisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të tre djemve të ri nga Gjakova.

Kjo ngjarje tragjike ka goditur rëndë 3 familje, por dhimbje për këtë humbje ka sot secili prej nesh”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Ai në emër të qytetarëve të Gjakovës ka ngushëlluar familjet Syla, Delija dhe Bibaj për humbjen e bijve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat