Kurti për median gjermane: Profesorët tanë më të mirë tash janë te ju, por ne duam t’i rikthejmë njerëzit në Kosovë

Aktuale

Kurti për median gjermane: Profesorët tanë më të mirë tash janë te ju, por ne duam t’i rikthejmë njerëzit në Kosovë

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 19:57
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë një intervistë për median gjermane Stern ku ka folur për problemet aktuale me të cilat përballet Kosova.

Kryeministri ka thënë se Kosova është një vend demokratik, sovran dhe i pavarur që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Ai thotë se ka pasur përmirësim të ndjeshëm të vendit në Indeksin e Transparency International sa i përket përceptimit të korrupsionit në vend.

Në këtë intervistë tema qendrore kanë qenë raportet me Serbinë dhe situate e sigurisë në Kosovë.

Ai nuk e ka përjashtuar një ndërhyrje tjetër të Serbisë si ajo që kishte ndodhur në shtator të këtij viti në fshatin Banjskë.

Të gjitha problemet që kemi me sigurinë kombëtare, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial vijnë nga Serbia. Ne i mbështesim serbët në Kosovë në mënyra të ndryshme: ndërtojmë shtëpi, ndihmojmë fermerët etj. Por sa më shumë të mira të bëjmë për serbët në Kosovë, aq më nervoz dhe agresiv bëhet Beogradi. Në vitet e fundit, Beogradi është bërë edhe më nervoz sepse mbështetja për partinë e presidentit Vuçiq ka rënë ndjeshëm në Kosovë”.

Kurti ka thënë se edhe lufta kundër krimit të organizuar në veri ka shqetësuar grupet kriminale.

“Pika kulmore ishte një sulm terrorist ndaj Kosovës më 24 shtator nga paraushtarakët e trajnuar nga Beogradi dhe që vepronin në emër të Beogradit. Ata erdhën për të nxitur konflikte të reja. Beogradi nuk e duron dot faktin se vendi ynë është i suksesshëm”, shtoi Kurti.

Ky sulm u krye nga paraushtarakët që morën urdhrat e tyre direkt nga Beogradi. Dhe ka vetëm Vuçiq, sepse Serbia është politikisht një shfaqje me një njeri. Kemi edhe prova se ushtria serbe u dha këtyre njerëzve armët”, vijoi Kurti në këtë intervistë për median gjermane.

Ne nuk mund të përjashtojmë një sulm nga Serbia sepse kjo nuk varet nga ne. Por ne jemi vigjilentë dhe kemi edhe mbështetjen e trupave të aleatëve tanë të NATO-s, të cilët kanë rritur mbështetjen e tyre që nga sulmi i shtatorit me qëllim që të ruajmë sigurinë e vendit tonë. Për më tepër, duke investuar në ushtrinë tonë, ne po përmbushim kriterin prej dy për qind të buxhetit për mbrojtjen [kriter i NATO-s]”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat