Lajçak rreth dialogut: Janë të domosdoshme konsultimet e mëtejme në periudhën e ardhshme

Aktuale

Lajçak rreth dialogut: Janë të domosdoshme konsultimet e mëtejme në periudhën e ardhshme

Nga: F. B. Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 09:37
Miroslav Lajçak

I dërguari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak në përbërjen javore të angazhimeve të veta ka theksuar se “ka pasur takime me shefat e delegacioneve në bisedime Bislimi e Petkoviç dhe vlerësoj se bisedimet ishin produktive, por janë të domosdoshme konsultimet edhe në periudhën e ardhshme”, shkruan “Informer”, transmeton “Bota sot”.

Ai në rrjetin social, ku publikoi përmbledhjen e punës tha se me Petkoviç kanë biseduar rreth draftit të statutit të asociacionit të komunave dhe hapat që nevojiten për zabtimin e marrëveshjeve për rrugën e normalizimit dhe obligimet tjera të palëve.

“Të mërkurën kam takuar me video-link zëvendës-kryeministrin Bislimi me të cilin trajtuam listën e çështjeve gjithëpërfshirëse në kuadër të dialogut dhe u pajtuam për hapat e ardhshëm në këtë proces”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak më tutje ka shkruar se ka “përshëndetur edhe përpjekjet hulumtuese detale”, në takimin që ka organizuar Instituti Evropian për paqe, ku është diskutuar për përpjekjet për normalizimin e raporteve dhe është biseduar edhe për raportin e paradokohshëm dhe rekomandimet në këtë synim.

“Unë ju shpreha pjesëmarrësve mirënjohje dhe përshëndeta përpjekjet e tyre hulumtuese detale dhe iu gëzova angazhimeve të tyre të ardhshme në këtë drejtim”, ka thënë Lajçak.

Ditë më parë zyrtarë evropian kanë theksuar se obligimet që janë para palëve duhen të zbatohen dhe pas 17 dhjetorit ditës së zgjedhjeve, vjen 18 dhjetori kur duhet punuar në përmbushjen dhe zbatimin e marrëveshjeve.

Por Lajçak nuk ka thënë as edhe një fjalë rreth rezervës së shprehur përmes letrës që Brnabiç dërgoi në Shërbimin për punë evropiane pas Samitit të mbajtur mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat