Ramadani pas fitores së Vuçiqit: Platforma ‘bota serbe’ kërcënon Ballkanin

Aktuale

Ramadani pas fitores së Vuçiqit: Platforma ‘bota serbe’ kërcënon Ballkanin

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 10:58
Burim Ramadani

Analisti dhe njohësi i mirë i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, shkruan pas fitores së Vuçiqit në Serbi se ‘bota serbe’ paraqet kërcënim për Ballkanin.

"Platforma “BOTA SERBE” kërcënon Ballkanin

Zgjedhjet në Serbi konfirmojmë axhendën destabilizuese për Botën Serbe. Jo vetëm rezultat, por edhe ekipi mbështetës i Vuçiqit paraqesin prishje të çfarëdo përpjekjeje për normalizim të Serbisë.

Ndryshe nuk mund të spjegohet prezenca e Millorad Dodikut, kryetar i Republikës Serbe të Bosnjës, dhe Andrija Mandiqit, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, në fushatën elektorale në Serbi.

Bota demokratike duhet ta dënojë Botën Serbe si platformë nxitëse për destabilitet në Ballkan", shkroi Ramdani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat