Gorani për PISA-n: Nuk mund të fajësohet një ministri për mos-vullnetin kolektiv për të mësuar

Aktuale

Gorani për PISA-n: Nuk mund të fajësohet një ministri për mos-vullnetin kolektiv për të mësuar

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Analisti Dukagjin Gorani tha se nuk duhet fajësuar ministritë për mosdëshirën kolektive për të mësuar.

Teksa në Pressing po diskutohet edhe rezultati i dobët i nxënësve në PISA, Gorani tha se kjo shoqëria e sotme në Kosovë është më e mira prej që e kemi pasur.

“Unë mendoj që çështja e arsimit është shumë më struktorore se fajësimi i një ministrie. Nuk mundet një ministri ose shumë ministri me pas faj për mosdëshirën kolektive dhe mosvullnetin kolektiv të shoqërisë për me mësu. Nuk mundesh me i fajësu”, tha Gorani në Pressing.

“Mirë që s’ka pas PISA kur ne kemi qenë në shkollë fillore sepse do të dilte krejt shoqëria analfabete. Qashtu qysh jemi sot jemi më së miri prej se e masim ne në histori. Qikjo shoqni analfabete qysh është sot është më e mira prej që e kemi pas”, tha Gorani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat