S’ndodh takimi Osmani-Haradinaj, AAK jep si shkak vonesën e presidentes

Aktuale

S’ndodh takimi Osmani-Haradinaj, AAK jep si shkak vonesën e presidentes

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 15:51
Ramush Haradinaj

Nuk është mbajtur takimi në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku do të diskutonin për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Drejtori për Informim në AAK, Lulzim Blaka, në një përgjigje ka thënë se takimi nuk është realizuar për shkak se Osmani nuk ka respektuar orarin e caktuar nga vetë ajo.

“Ne kishim vullnet për të biseduar me znj. Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit; e per këtë qëllim Kryetari Haradinaj, ishte në kohën e caktuar në Presidencë. Por, takimi nuk ndodhi, pasi që znj. Osmani nuk e respektoi orarin që e kishte caktuar vet”, ka thënë Blaka.

Përndryshe, Osmani është takuar vetëm me një parti opozitare për të folur për draft-statutin, me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat