Kearns akuza Serbisë: Tani edhe po e strehon njeriun fajtor për vrasjen e policit, Afrim Bunjaku

Aktuale

Kearns akuza Serbisë: Tani edhe po e strehon njeriun fajtor për vrasjen e policit, Afrim Bunjaku

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 17:23
Alicia Kearns

Deputetja më e zëshme britanike, në çështjen e Kosovës, Alicia Kearns, ka reaguar mbi zhvillimet politike në kuadër të zgjedhjeve në Serbi për të cilat OSBE raportoi se pati keqpërdorime.

E derisa edhe Gjermania zyrtare e quajti të papranueshme këtë lloj politike të Vuçiqit, Kearns, thotë se është vet Serbia ajo që tani po strehon fajtorin e vrasjes së zyrtarit policor kosovar në sulmin serb terrorist në Banjskë.

”Disa do të thoshin gjithashtu se është e papranueshme që Serbia ndihmoi dhe nxiti një sulm terrorist në një vend fqinj”.

Sigurisht që tani po strehon njeriun fajtor për vrasjen e një oficeri policie, dy fëmijët e të cilit kanë humbur babanë e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat