Kurti uron Kamberin për mandatin e ri, cek rëndësinë e unifikimit të spektrit politik shqiptar në Luginë

Aktuale

Kurti uron Kamberin për mandatin e ri, cek rëndësinë e unifikimit të spektrit politik shqiptar në Luginë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 21:26
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Shaip Kamberi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shaip Kamberin për fitimin të edhe një mandati si deputet në Parlamentin e Serbisë.

Kurti ka pritur në takim liderët e koalicionit “Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon”, koalicion që fitoi një mandat në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi të dielën.

Kurti gjatë takimit ka theksuar rëndësinë për unifikim të spektrit politik shqiptar në Luginë, raporton Kryeministria.

“Kryeministri e uroi për mandatin e ri deputetin e rikonfirmuar, Shaip Kamberi. Me këtë rast u theksua rëndësia e unifikimit të spektrit politik shqiptar, për të garantuar përfaqësimin politik e zërin shqiptar në parlamentin atje. Ky bashkim që erdhi në prag të zgjedhjeve e me qëllim të përbashkët ka dëshmuar se pluralizmi partiak rreth unitetit kombëtar është vlerë e shqiptarëve”, thuhet në kumtesë.

“Gjatë bisedës, kryeministri Kurti konfirmoi se mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vazhdojë e do të fuqizohet në përkrahje të shqiptarëve si pakicë kombëtare në Serbi, që përballet me diskriminim sistematik të institucioneve shtetërore. Gjatë ditës së sotme, deputetin Kamberi e mirëpriti në takim dhe zëvendëskryeministri Bislimi, i cili e uroi atë për rezultatin e arritur, duke theksuar nevojën për forcimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, është thënë nga Kryeministria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat