Spahiu: Qeveria e Kosovës po e humbet rastin e mirë

Aktuale

Spahiu: Qeveria e Kosovës po e humbet rastin e mirë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 22:12
Nexhmedin Spahiu

Profesori Nexhmedin Spahiu ka thënë se Qeveria e Kosovës po e humb rastin e mirë në dialog.

“Qeveria e Kosovës po humb shumë rast të mirë derisa Vuçiq përpiqet të blejë kohë, ajo (Qeveria e Kosovës) nuk do të duhej të ndalej, ishte dashur të kryejë disa punë në veri të cilat i kanë lënë përgjysmë…kur e fillon një punë duhesh me dërgu deri në fund”, ka thënë Spahiu.

Spahiu ka thënë se kanë ngelur pa u bërë edhe disa procese në veri të Kosovës.

“Hapja e urës së Ibrit, ndërtimi i xhamisë së Ibrit, hapja e një shkolle shqipe atje, pra janë punë për integrimin e komunitetit. Ka mundësi të punohet, nuk po punohet”, ka thënë profesori.

“Derisa zvarrit punë Vuçiqi ne nuk po e shfrytëzojmë këtë rast. Duhet të rindërtohet xhamia e Ibrit -shumë më rëndësi, jo vetëm kulturore, fetare por edhe poltike që të zhduket “muri psikologjik” mes veriut dhe jugut…Ndërtesat që janë publike dhe në shfrytëzim të strukturave paralele, duhet t’u jepen institucioneve të Kosovës…”, është shprehur tutje profesori, Nexhmedin Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat