Ironizon Kastrati: Që kur ka ardhur Bislimi nuk i shoh më stupcat

Aktuale

Ironizon Kastrati: Që kur ka ardhur Bislimi nuk i shoh më stupcat

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 23:33
Ardian Kastrati

Duke diskutuar në lidhje me refuzimin e ftesës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nga Partia Demokratike e Kosovës, deputeti i kësaj partie, Ardian Kastrati ka deklaruar se Osmani ka thënë se është takim i fundvitit. A është takim i babadimrit ky?, ka pyetur Kastrati.

Ai ka thënë se askush më lehtë se ky pushtet se ka pasur që të arrijnë konsensus por është dashur në fillim por që nuk deshën.

“Asgjë aty nuk thuhet, asgjë aty nuk vendoset, është vetëm një tentativë e Presidentes”, ka thënë Kastrati.

Kastrati ka thënë që në fillim të mandatit i kanë thënë qeverisë që të hartojnë platformen dhe pastaj të veprojnë në bazë të asaj platformë.

“Ai nuk deshi, i grahi vetë, me sjellje prej kauboji, në raport me ndërkombëtarët, me Bislimin që prej që ka ardhë ky nuk i shoh më stupcat”, ka thënë Kastrati.

Kastrati tutje ka sqaruar deklaratën për Bislimin duke thënë se totalisht ka qenë i papërvojë në dialog.

“Kurrë ma joserioz nuk kemi qenë. Në qytet nuk po thonë më po fol kot por po fol si Besnik Bislimi. Ai ka marrë një pozicion tejet të rëndësishëm por që ka pasur sjellje joserioze”, ka thënë Kastrati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat