Bogujevci tregon historinë e saj gjatë luftës – “Nuk duhet harruar e kaluara, duhet të na shërbejë për të ardhmen”

Aktuale

Bogujevci tregon historinë e saj gjatë luftës – “Nuk duhet harruar e kaluara, duhet të na shërbejë për të ardhmen”

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 00:11
Saranda Bogujevci

Deputetja e Lëvizje Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka folur për atë se si e sheh sot Kosovën pas luftës.

“Nuk kisha thënë që kemi dështuar, është e rëndësishme të mendojmë që jemi vend i lirë. Ka mundur të punohet më shumë në mirëqenien e qytetarëve. Po jetojmë në një krizë globale, nuk jemi të vetmit. Atë që e kam mësuar është se për të ecur shteti përpara, është të punojmë bashkë”, u shpreh ajo.

Bogujevci ka thënë se në Kosovë, ka akoma për t’u punuar, ndonëse thotë se “tash ka qeveri të mirë”.

“Ka qenë një kohë kur shteti ka qenë kundër neve, dhe është luftuar kundër shtetit, po flas për periudhën para luftës, tani kemi mundësi të bëjmë ndryshime. Mendoj që tash kemi një qeveri të mirë, kemi shumë punë për të bërë, shumë sfida, por duhet të punojmë së bashku”, tha ajo.

Deputetja Bogujevci, e cila është rritur në Angli prej pasluftës, ka folur edhe për jetën atje.

“Kanë probleme me rrugë, rrugët janë tepër të këqija”, u shpreh ajo duke shtuar se “puna e përbashkët atje mbizotëron”.

“Nëse nuk kujdesemi vet për vetin, nuk mund të presësh nga institucionet”.

Deputetja nga VV, ka treguar se gjithmonë do ta kujtojë gjenocidin që kreu Serbia në Kosovë, por e fortë, e ka tejkaluar, ndonëse ka shtuar se duhet drejtësi dhe dënime për Serbinë.

Bogujevci, e cila vet ka qenë e plagosur në luftën në Kosovë nga serbët, ka thënë se vështirësi e madhe ka qenë përjetimi i fëmijëve atë kohë.

“Ekziston prapë një lloj shprese se kjo do të kalojë. Por kemi pasur edhe frikë vdekjen”, tha ajo.

“Nuk duhet harruar e kaluara, ajo duhet të na shërbejë për të ardhmen – jo si dëshpërim”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat