Kosova dhe Letonia forcojnë raportet, bëhet hapja e Konsullatës së Nderit në Prishtinë

Aktuale

Kosova dhe Letonia forcojnë raportet, bëhet hapja e Konsullatës së Nderit në Prishtinë

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 07:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Në një ceremoni solemne u bë hapja e Konsullatës së Nderit të Republikës së Letonisë në Republikën e Kosovës.

Konsulli i Nderit, Ardian Hoxha, tha se është shumë e rëndësishme që të forcohen lidhjet diplomatike, ekonomike, sportive dhe kulturore mes Letonisë dhe Kosovës.

Çdo ditë mësoj më shumë për Letoninë dhe shoh shumë ngjashmëri mes dy vendeve dhe kombeve tona”, tha Hoxha.

Sipas tij, Letonia ka kaluar në një rrugëtim të ngjashëm me atë të Kosovës jo shumë kohë më parë dhe Kosova mund të mësojë nga ky shtet në rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Hoxha tha më tej se Konsullata e Nderit do të shërbejë si urë lidhëse mes Letonisë dhe Kosovës dhe se dyert janë të hapura për çdo lloj mbështetjeje apo lehtësimi të tregtisë, investimeve dhe partneriteteve ekonomike dhe kulturore.

Do të fokusohemi gjithashtu në shkëmbimin kulturor dhe arsimor dhe shpresojmë të luajmë një rol në nxitjen e kuptimit dhe respektit të ndërsjellë”,  u shpreh ai.

Ndërkaq, ambasadorja Elita Kuzma tha se Letonia do ta mbështesë Kosovën.

Prania jonë në KFOR me ushtrinë kombëtare të Letonisë tregon angazhimin tonë se siguria në Evropë është e pandarë dhe është shumë e rëndësishme për kontinentin tonë”, citohet të ketë thënë Kuzma.

Edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, ishte e pranishme në këtë ceremoni.

Ajo theksoi rëndësinë e hapjes së kësaj Konsullate në vendin tonë, duke vlerësuar në veçanti rolin mbështetës të vazhdueshëm të Letonisë në të gjitha proceset e shtetndërtimit të Kosovës, në aspiratat e integrimit euro- atlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat