Halil Geci ‘godet’ ish-ambasadorin e Kosovës: O ambasador i l***, i Pronto mafisë!

Aktuale

Halil Geci ‘godet’ ish-ambasadorin e Kosovës: O ambasador i l***, i Pronto mafisë!

Nga: N. Sh. Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 17:50
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj ish-ambasadorit të Kosovës, Lulzim Pecit.

Geci në reagimin e tij në rrjetin social facebook, e quan ambasador të “Pronto mafisë” Pecin, teksa shton se po mbështet indirekt opozitën.

Reagimi i Gecit vjen pasi Peci ka thënë se Kosova e ka humbur trenin, pasi që është dashur me presidentin amerikan Joe Biden me përmbyllë procesin me Serbinë, ndërsa Geci shton se Kosova ishte e gatshme, por ishte Serbia ajo që nuk luan asgjë pa miratimin e Rusisë.

Më poshtë reagimi i plotë:

Ish ambasadori i dikurshëm i emëruar nga ish opozitarët e dikurshëm, sot na ka dalë një analist destruktiv i cili mbështet indirekt opozitarët, duke e ditur se ymri i tij s'do t'ia mbrrijë që ta kullosë livadhi e pushtetit.

Ai në Clik me analistin Fetoshi patën një përplasje mendimesh në mes veti, ish ambasadori thotë: se Kosova e ka humbur trenin, arsyeja pse Qeveria është dashur që nga ardhja e Bidenit në pushtet ta përmbyllë këtë punë e jo sot kur edhe pak muaj fillojnë zgjedhjet në Amerikë dhe Evropë.

O ambasadori i pronto mafisë! Kosova ka qenë fort e interesuar, por Serbia ka qenë ajo që nuk guxon ta luajë qerpikun pa miratimin e Rusisë.

O zuzarë, Rusia nuk i ka sjellë armët dhe agjenturat në Nish, Rashkë e Mitrovicë për reklamë, por për të shkaktuar konfliktin të ri për të cilin është përgatitur Serbia qe 23 vite.

O ish ambasador i leshit, një botë e di se Serbia dhe Hamasi janë mashë e Rusisë e ti ambasador kaka hanë… e devijon bisedën. Respekt për moderatorin Arbër Vllahiun dhe analistin Fetoshin!

Sigurisht ish ambasadorit dhe disa opozitarëve iu kanë dhimbsur largimi i "Rojës së Urës", ngase me ikjen e tyre, iu kanë ikur bizneset  e tradhtitë që deri me sot ia kanë bërë Atdheut tonë të shtrenjtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat