Mësuesi pensionist e ish-luftëtar i UÇK-së e akuzon shtetin për borxhin e 6 vjetëve

Aktuale

Mësuesi pensionist e ish-luftëtar i UÇK-së e akuzon shtetin për borxhin e 6 vjetëve

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 19:28
Faik Fetahu

Luftëtarëve të UÇK-së, në ditët e pleqërisë, po iu duhet të vendosin nëse duan ta marrin pensionin e skemës së familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe viktimave civile, apo atë të pleqërisë.

71-vjeçari Faik Fetahu, i cili krejt jetën e tij punoi si mësimdhënës në Dobratin të Podujevës, nuk e mori asnjëherë pensionin kontributdhënës.

Kjo sepse ai hoqi dorë nga pensioni i pleqërisë, duke e marrë vetëm pagesën që i takonte si invalid i luftës.

Më 28 prill të 99-ës, Fetahu mbeti i plagosur. Në një terren plumbash e gjaku, luftëtari atëkohë nuk mendonte se gati 25 vjet pas luftës do të përgjërohej për ca para, me të cilat vlerësohet kontributi i tij gjatë luftës.

Ka 6 vjet që Fetahu doli në pension dhe që nga ajo ditë, ai asnjëherë nuk e mori pensionin kontributdhënës. Sot, ai thotë që shteti i Kosovës i ka borxh para për 74 muajt e kaluar.

Mësuesi i pensionuar, në rrëfimin e tij për emisionin Kiks Kosova, kujton me detaje ditën kur iu kërkua që të heqë dorë nga njëri pension.

I vendosur për t’i qëndruar përball çdo pushteti, i cili do t’i kërkojë heqjen dorë nga njëri pension, Faik Fetahu tash e një vit të drejtën e tij po e kërkon edhe përmes Gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat