“Albin Kurti po e tmerron Grenellin, e ka shtri përtoke – Kurti nuk i shtrihet Grenellit dhe Vuçiqit”

Aktuale

“Albin Kurti po e tmerron Grenellin, e ka shtri përtoke – Kurti nuk i shtrihet Grenellit dhe Vuçiqit”

Nga: N. Sh. Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 20:45
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri kanë kritikuar Richard Grenellin për akuzat e tij që po i bën ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Familja Imeri përmes një postimi në Facebook, thonë se, Kurti e ka shtri për toke Grenellin, andaj ai po tmerrohet së bashku me argatët e tij.

Tutje familja Imeri shkruan se Kurti nuk i nënshtrohet Grenellit e as Vuçiqit.

Postimi i plotë:

Paramendone në çfarë gjendje ka rënë Grenelli, atë e ka shtri për toke Albin Kurti andaj edhe klith kohë pas kohe...

Kryministër ma të dinjiteteshëm, më të fuqishëm dhe ma strateg deri tash nuk ka pas Kosova...

Grenelli ka urrejtje dhe xhelozi për shumë arsye, ai ka dëshirë që në krye të Kosovës të jetë një njeri i zhytur...

Bile edhe i korruptuar-madje edhe kriminel lufte e paqje do t'i konvenonte Grenellit por nuk do t'i konvenonte Kosovës.

Pra ideja e Grenellit është që Kosova ta ketë një kukullë e cila mund të shpërdorohet dhe të shantazhohet dhe t’i shtrihet Grenellit dhe Vuçiqit...

Albin Kurti nuk nënshtrohet as nuk shtrihet para të dekoruarit të Vuçiqit, Grenellit...

Albin Kurti po e tmerron Grenellin dhe argatët e tij..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat