Muja i quan “propagandë” kritikat se VV-ja i favorizoi komunat e veta

Aktuale

Muja i quan “propagandë” kritikat se VV-ja i favorizoi komunat e veta

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 22:27
Armend Muja

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, i komentuar kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës për favorizimin e komunave të udhëhequra nga Vetëvendosja si “propagandë”

Sipas Institutit GAP, Qeveria edhe për vitin 2024 ndarë më shumë mjete (për investime kapitale të reja) për komunat e udhëhequra nga Vetëvendosja.

Gjersa ka treguar vetëm për Komunën e Gjilanit dhe Shtimes (ndërsa për Komunën e Podujevës dhe Kamenicës jo) se pse janë ndarë më shumë mjete, Muja ka thënë po tentohet të ndërtohet një argument i pavërtetë.

“I gjithë argumenti është propagandë. Propaganda mbështet në një argument se nga një buxhet rreth 3 miliardë të thuhet 13 milionë janë shpenzuar këtu ose aty.13 milionë paraqet 0.4 për qind të buxhetit. Duke e neglizhuar 99.4 për qind të tërësisë, po është tentu me u ndërtu një argument i pavërtetë. Edhe sikur të ishte i vërtetë, ajo riorientim e projekteve, ta zëmë pse është fokusu të Shtimja dhe të Gjilani është një investim kapital, ka të bëj me shtëpinë shëndetit mendor në Shtime, e cila si institucion nuk i shërben komunës po i shërben të gjithë atoneve rasteve që janë anë e mbanë Kosovës. Në rastin e Gjilanit, i referohet zgjerimit të autostradës prej Bresalcit deri të Dheu i Bardhë, që është ka nacional dhe s’ka të bëjë më një komunë specifike”, ka thënë Muja.

Sipas analizës së GAP-it për ndarjet buxhetore, konsiderohet se Qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga VV-ja.

Mbi 13 milionë janë ndarë për katër komunat që i udhëheq partia në pushtet – Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat