Haradinaj për draftin e Asociacionit: Kurti ka bërë tradhti, tejkaloi vijat e kuqe

Aktuale

Haradinaj për draftin e Asociacionit: Kurti ka bërë tradhti, tejkaloi vijat e kuqe

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 22:32
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka tejkaluar vijat e kuqe kur ka shprehur gatishmërinë për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, në të cilën përfshihet draft statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Haradinaj tha se Kurti pa konsultim me opozitën ka shprehur dëshirë ta nënshkruajë draftin, duke e akuzuar se “ka bërë tradhti”.

“Së pari të sqarojmë se Kurti pa konsulta, pra me asnjë nga ne në Kosovë, të paktën jo me opozitën, ka shprehur dëshirë ta nënshkruajë marrëveshjen për Asociacionin me këtë draft statut, por Vuçiq ka refuzuar sipas Kurtit.

Kurti ka shkuar më larg se çdo imagjinatë e mundshme. Ai realisht ka rënë dakord për ta mohuar shtetësinë Kosovës, për faktin se ai kur ka dashur ta nënshkruajë këtë dokument, në preambulë ky dokument thirret në Rezolutën 1244. Pavarësia jonë mohon Rezolutën 1244 për shkak se Rezoluta 1244, në një farë mënyre, ia ngrin sovranitetin Serbisë. Pra Kurti realisht e ka bërë një tradhti”- është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat