Lushaku pyet se a do të kishte arritur Kosova pavarësi me qëndrime si të Kurtit

Aktuale

Lushaku pyet se a do të kishte arritur Kosova pavarësi me qëndrime si të Kurtit

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 00:13
Jehona Lushaku

Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti dhe e ka quajtur joserioze në raport me ndërkombëtarët.

Lushaku tha se po të kishte Kosova një politike të jashtme si të Kurtit në vitet e 90-ta dhe në negociata “ku do ta kishte arritur pavarësinë”, ajo tha se veprimet e qëndrimet e Kurtit ndër vite janë të “paimagjinueshme” në raport me proceset e mëdha.

“Gjashtë vjet jemi me vonesë për liberalizimin e vizave pikërisht prej këtij kryeministri sepse ky nuk e kupton diplomacinë e as dinamikat që janë nëpër botë, për këtë e humbim hapin”, tha ajo.

“Ambasadat tona edhe nëpër shtetet mike sot janë që dy vjet pa ambasadorë”, u shpreh Lushaku.

E njëjta tha se ambasadat “janë me mungesë stafi, e nuk kanë buxhet”.

Ajo tha se kjo mënyrë e veprimit tregon “joserozitet në qasje të politikës së jashtme”.

Tutje tha se nuk ka as procese që i shërbejnë lobimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat