“E kishim përballë edhe nuk mund të bënte asgjë”, Bogujevci flet për përballjen në Beograd me kriminelin që ia vrau familjen

Aktuale

“E kishim përballë edhe nuk mund të bënte asgjë”, Bogujevci flet për përballjen në Beograd me kriminelin që ia vrau familjen

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 00:33
Saranda Bogujevci 

Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci ka rrëfyer për përballjen që kanë pasur në Beograd me kriminelin i cili i kishte vrarë familjen.

Ajo tha se ka ndodhur në vitin 2003 dhe gjykimi i parë ishte ai i familjes së saj.

Bogujevci rrëfen se personi që kishte kryer krimin e kishin përballë dhe i është dashur të dëgjojë me orë të tëra rrëfimin e tyre.

“Për herë të parë kemi dëshmu në Beograd në 2003. Gjykimi i parë për raste të Kosovës ka qenë i joni në 2003. Kemi udhëtu prej Anglisë deri në Beograd, ka qenë ndjenjë e keqe, pasi kemi qenë me shumicën e udhëtarëve serbë”.

“Ishim duke dëshmi, personi që e kish kry krimin ish përballë neve edhe nuk mujke me bo kurgjo. U dufke me dëgju komplet rrëfimin tonë për orë të tëra të krimeve që e kanë bërë.

“”Ndjenja ka qenë e përzime, ka qenë pak ndjenje frike se nuk jemi ni të sigurtë por ka qenë e rëndësishme me bë një diçka të tillë. Ka qenë opsioni i vetëm që të shkojmë, por edhe ka qenë edhe njëfarë ndjenje e forcës”, tha Bogujevci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat