Vazhdon seanca për krime ndaj Joliqit, dëshmon Naim Curraj

Aktuale

Vazhdon seanca për krime ndaj Joliqit, dëshmon Naim Curraj

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 11:20
Pamje nga seanca

Po vazhdon seanca për krime lufte, ku në rastin ndaj te akuzuarit Qaslav Joliq, po dëshmon Naim Curraj, për rastin e vëllait të tij Nexhmedinit.

Gjatë periudhës 98/99, vëllau i tij Nexhmedini është rrahur nga i akuzuari Çaslav Joliq.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit, Çaslav Joliq.

Kjo me dyshimin se gjatë kohës së luftës në Kosovës në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke i shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, ka aplikuar masat e torturimit dhe shkaktimit të vuajtjeve të mëdha apo cenimit të integritetit trupor ose shëndetit kundër popullsisë civile që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt për shkaqe që lidhen me luftën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat